☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.61 ▲8.33%
ARI 4,749 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,851 ▼ -1% ETH $2,193 ▼ -0.88% XRP $1.3298 ▲ +0.19% SOL $82.1500 ▼ -0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Analistët: Publikimi i bombave mund të shkaktoj incidente ndëretnike të inskenuara nga pushteti

Analistët politikë thonë se sa herë që pushteti aktual është ballafaquar me probleme të mëdha dhe situata të palakmueshme, ka inskenuar incidente ndëretnike për të defokusuar vëmendjen e opinionit.

analist-euml-t-publikimi-i-bombave-mund-t-euml-shkaktoj-incidente-nd-euml-retnike-t-euml-inskenuara-nga-pushteti_hd“Marrëdhëniet ndëretnike ose incidentet ndëretnike, gjithmonë janë përdorur në Maqedoni kur partitë politike ose Qeveria, ka pas ndonjë nevojë për ta përdredh situatën, kur ka pas situata të ngushta dhe s’ka pas argumente të tjera. Kjo është gjetur si një xhoker i cili i ka mundësuar ose të përfitojë në kohë ose ta defokusojë opinionin krejtësisht në anën tjetër. Mirëpo tek ne kemi një situatë ku tentohet të parandalohet shpalimi i fakteve dhe argumenteve. Sipas reagimit duket se ka argument të cilat e kanë frikësuar koalicionin qeveritarë ose partinë më të madhe në pushtet dhe një mundësi e këtillë nuk duhet të injorohet”, ka vlerësuar Ibrahim Memeti, analist.

Sinjalet e para për një tendencë të këtillë, sipas analistit Vllado Dimovski janë vërejtur që në konferencën për shtyp të kryeministrit Nikolla Gruevski, për rastin “Puçi”. Dimovski thotë se mund të inskenohen incidente të kontrolluara për aq sa do t’ju nevojiten partive.

“Ditëve të fundit, deklaratat e politikanëve janë shumë të këqija. Pres konferenca e kryeministrit ishte thirrje në luftë qytetare, që vlerësoj se në Maqedoni një gjë e tillë nuk guxon të ndodh por edhe as nuk mund të ndodh. Populli është aq i mençur për të mos rënë në skenare të tilla. Sipas mendimit tim priten paralajmërime, zhvillime të caktuara, por në përmasa që do të jenë të kontrolluara, sepse përplasjet ndëretnike në Maqedoni gjithmonë kanë qenë të kontrolluara. Ndoshta do të ndodhë diçka në ndonjë rrugë, por ajo do të jetë rreptësisht e kontrolluar siç ishin ngjarjet në Kala, zhvillimet e Monstrës, siç ishin në Gjorgçe Petrov e kështu me radhë”, deklaroi Vllado Dimovski, analist.

Analistët politik shprehen optimist se qytetarët kësaj radhe do të jenë më vigjilent dhe bëjnë apel që të mos bien pre e provokimeve eventuale nga siç thonë, militantët partiak.

Shqetësime për pasoja eventuale në marrëdhëniet ndëretnike shprehën edhe ambasadat e huaja në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.