☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,214 ▼ -0.9% ETH $2,489 ▼ -0.25% XRP $1.3982 ▼ -1.18% SOL $103.9800 ▼ -1.63%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Politika

Analisti: Deputetët u larguan nga qytetarët dhe u bënë arrogantë, nuk u hapin as telefonat

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, analisti Mentor Kikia komentoi nismën e re të Partisë Socialiste për praninë e deputetëve në terren dhe kontaktin e tyre me qytetarët.

Kikia e cilësoi këtë proces njëkohësisht komik, serioz dhe kritik, duke argumentuar se takimi i deputetëve me qytetarët në zonat që përfaqësojnë nuk duhet të paraqitet si një revolucion në politikë, por si një detyrim normal i përfaqësuesve të zgjedhur.

Sipas tij, deputetët me kalimin e kohës janë larguar nga zyrat e tyre në zonat elektorale dhe janë shkëputur nga problemet e qytetarëve deri në pikën që nuk hapin as telefonin.

“Do duhej të ishte rutina më e zakonshme. Deputetët kanë pasur detyrimin që një herë në javë të kenë zyrë deputeti. Deputeti ka pasur një zyrë edhe kur përfaqësonte një zonë elektorale, edhe pse janë deputetë liste. Njerëzit, për nevoja të ndryshme, çfarë problemesh kishin, shkonin dhe takonin deputetin. Çfarë ndodhi? Gradualisht deputetit filloi t’i zinte ndryshku i zyrës. U mbyllën zyrat dhe u kapërdinë se deputetët banojnë pothuajse të gjithë në Tiranë. U larguan nga zonat e tyre që votonin dhe shkojnë vetëm kur ka zgjedhje. U bënë arrogantë me pushtetin e madh dhe të gjatë. Nuk hapnin telefonat qytetarëve, s’duan të dinë për asgjë dhe për askënd”, deklaroi analisti.

Kikia tha se protesta e qytetarëve ka ndikuar në delegjitimimin e pushtetit të mazhorancës, duke sjellë një ndryshim edhe në mënyrën se si deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste komunikojnë me publikun.

“Në momentin kur çfarë bëri protesta? Protesta e delegjitimoi pushtetin absolut të Ramës dhe, mbi të gjitha, pushtetin e Partisë Socialiste. Që nga qershori, deputetët e PS-së, ministrat nuk guxojnë të bëjnë një postim në rrjet. I mbysin me komente negative. Dhe nuk është faj algoritmit. Populli, njerëzit, të opozitës apo jo të opozitës, morën kurajë për t’ia thënë një gjë atij deputetit të zonës, që e shikonin vetëm si perëndi kur i shkonte njëherë në hënë aty”, u shpreh Kikia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.