☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,442 ▲ +0.44% ETH $2,247 ▲ +1.82% XRP $1.2564 ▲ +3.32% SOL $96.7500 ▲ +2.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej ministre në një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje politike, Bajrami tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se do ta votonte një marrëveshje nëse LDK do të kishte së paku një të tretën e pushtetit dhe njërën nga dy pozitat kryesore – atë të presidentit ose kryeministrit.

Megjithatë, ajo u shpreh e prerë se një post ministror në qeverinë e Kurtit nuk do të ishte i pranueshëm për të, edhe nëse një marrëveshje e tillë do të miratohej nga partia.

“Unë do të votoja, natyrisht se do ta analizoja edhe strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë, asnjëherë në jetë nuk do të pranoja që unë të jem ministre e zotit Kurti”, tha Bajrami.

E pyetur nëse do ta refuzonte një pozitë të tillë edhe nëse do ta pranonte partia, ajo u përgjigj.

“Absolutisht. Domethënë, qartë se nuk do të pranoja asnjëherë të jem njeri i udhëhequr nga ai. As nuk kam pasur kërkesa, as nuk do të pranoja, as nuk do të pranoj në të ardhmen asnjëherë”, tha Bajrami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.