☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.12 ▲4.21%
ARI 4,441 ▼2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,445 ▼ -3.08% ETH $2,079 ▼ -4.81% XRP $1.3746 ▼ -3.5% SOL $87.8300 ▼ -5.59%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.12 ▲4.21 % ARI 4,441 ▼2.45 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.12 ▲4.21 % ARI 4,441 ▼2.45 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Sporti

Analizë përmes shifrave dhe formacioneve, portali i njohur “shpall” fituesin e Poloni-Shqipëri

Portali i mirënjohur sportiv “goal.com”, duke hulumtuar mes shifrave dhe statistikave, del në përfundimin e shumëkujt, në fakt, se Polonia është favorite absolute për të fituar sonte në Varshavë. Ja shkrimi i plotë i tij: “Polonia humbi vetëm një nga 8 ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në fazën e grupeve. Shqipëria shënoi vetëm 7 gola në 8 ndeshje kualifikuese. A mund të avancojnë Lewandowski dhe shokët në finalen e “playo ff-it”? Nëse po, do të përballen me Suedinë ose Ukrainën në Valencia ose Solna, javën e ardhshme.

Analiza jonë, forma e ekipeve
Polonia luan në shtëpi dhe vjen pas një fushate të fortë kualifikuese me 17 pikë, megjithëse mbeti pas Holandës në grup. Pësoi vetëm 7 gola, por do të ketë mungesën e Zalewskit (i pezulluar). Kaminski pritet të ndihmojë Lewandowskin në sulm. Shqipëria u rendit e dyta pas Anglisë, me vetëm 5 gola të pësuar, por edhe vetëm 7 të shënuar. Do të mungojë Rey Manaj (i dëmtuar), zëvendësuar nga Uzuni, pranë Brojës.

Formacionet e mundshme
Polonia: Grabara, Kiwior, Skoras, Ziolkowski, Kedziora, Zielinski, Moder, Cash, Kaminski, Szymański, Lewandowski
Shqipëria: Strakosha, Ajeti, Mitaj, Hysaj, Djimsiti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Uzuni

Lewandowski mbetet kyç dhe mund të shënojë i pari. Si kapiten, kjo mund të jetë mundësia e fundit për një turne të madh. Ka 11 gola në 24 ndeshje me Barcelonën dhe 4 në 7 ndeshje me Poloninë. Polonia ka mesatare më pak se 1 gol të pësuar për ndeshje, ndërsa Shqipëria më pak se 1 gol të shënuar. Për këtë arsye, pritet fitore për vendasit.

Shqipëria ka fituar vetëm 1 nga 12 përballjet direkte me Poloninë, që nga viti 1970, dhe fituesi e ka mbajtur portën e paprekur në 3 përballjet e fundit. Nëse Polonia shënon e para, një fitore me diferencë dy golash bëhet shumë e mundshme. Avantazhi i fushës dhe efikasiteti ofensiv (14 gola në 8 ndeshje) e bëjnë këtë skenar të besueshëm”.

The post Analizë përmes shifrave dhe formacioneve, portali i njohur “shpall” fituesin e Poloni-Shqipëri appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.