☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.75%
DOW 46,613 ▲0.59%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.84 ▼1.52%
ARI 4,782 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,173 ▲ +0.46% ETH $2,132 ▲ +1.58% XRP $1.3491 ▲ +0.57% SOL $84.0100 ▲ +1.54%
S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 % S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës. Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga.

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trajner. Në ditën që të përzënë, duhet të ecësh përpara me ndërgjegje të pastër se e ke bërë çdo gjë siç duhet”, shtoi ai. “Besoj se Koeman ka dhënë gjithçka që ka mundur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.