🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,201 ▲ +1.26% ETH $2,249 ▲ +1.7% XRP $1.3604 ▲ +0.38% SOL $85.1600 ▲ +1.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Angli, kapen dy shqiptarë me kokainë; vlera, 1.5 milion stërlina

Si për të konfirmuar pretendimet e ministrit britanik të Drejtësisë, që thotë se kriminaliteti shqiptar në Britani është i mjaftueshëm për të ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, gazeta “The Sun” njofton një rast të ri te kapjes së një grupi shqiptar të përfshirë në tregëtinë e drogës.

Duke iu referuar Agjencisë së Luftës Kundër Krimit, gazeta shrkuan se dy shqiptarë, 21 dhe 27 vjeçë, janë kapur në flagrancë gjatë fundjavës në afërsi të Londrës, duke dorëzuar 3 kg kokainë, ndërkohë që 10 kg të tjera janë kapur në një adresë tjetër.

Vlera e shitjes në treg e kësaj sasie shkon në 1.5 milion stërlina. Njëri nga shqiptarët e kapur ishte kthyer mbrapsht nga aeroporti Stanstead i Londrës gjashtë javë më parë, ndërkohë që mendohet se ka mundur të hyjë sërish në Britani përpara dy javësh.

Mendohet se ata kanë qenë pjesë e një hetimi të NCA, Agjencisë së Luftës kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike, në luftën kundër trafikut të drogës së klasit të parë. Sipas medias, dhjetë për qind e të burgosurve evropianë në burgjet britanike janë shtetas shqiptare.

Specialistët e luftës kundër krimit kohët e fundit kanë konstatuar se grupet kriminale shqiptare të drogës përdorin të rinj në moshë, që më parë nuk kanë qenë në Britani për të shpërndare drogën, kryesisht kokainën. Shumë prej tyre arrijnë të hyjnë lehtësisht në Britani me karta identiteti greke, italiane, por edhe rumune e bullgare të falsifikuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.