☁️
Tiranë 7°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.68 ▼0.03%
ARI 5,021 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,152 ▲ +3.72% ETH $2,280 ▲ +8.15% XRP $1.4805 ▲ +4.68% SOL $93.9900 ▲ +6.38%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.68 ▼0.03 % ARI 5,021 ▼0.81 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.68 ▼0.03 % ARI 5,021 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Anketa e ”Societas Civilis”: Qytetarët janë kundër zgjedhjeve njëpartiake

Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ ka publikuar anketën më të re, sipas së cilës 63% e qytetarëve janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve, nëse nuk marrin pjesë edhe partitë tjera politike, ndërkaq 31% janë shprehur pro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anketa e këtij instituti është bërë në mënyrë telefonike me mostra reprezentative prej 1016 pesonash, nga 6 deri 11 maj.

Sipas të anketuerve, 55% janë për qeveri ekspertësh, kurse 36% janë për qeveri që del nga zgjedhjet e 5 qershorit.

61% e të anketuerve mendojnë se OJQ-të duhet të përfshihen në bisedimet për tejkalimin e krizës, kurse 27% mendojnë të kundërtën.

76% e qytetarëve nuk e arsyetojnë vendimin e kryetarit Ivanov për faljen e politikanve të cilët janë nën hetime, kurse 16% e arsyetojnë.

30% e qytetarëve mbështetin protestat e ”Revolucionit Laraman”, kurse 12% e qytetarëve mbështetin protestat e LQMM-së.

45% e qytetarëve vlerësojnë si negative rolin e BE-së dhe SHBA-ve në zgjidhjen e krizës në vend, kurse 42% e vlerësojnë si pozitive, megjithatë 53% mendojnë se SHBA-të dhe BE-ja kanë rol vendimtarë në zgjidhjen e krizës, kurse 56% mendojnë të kundërtën.

Sipas anketës, PSP-ja vlerësohet me notë 3.22, Gjykata Kushtetuese vlerësohet me notë, 2.33, Prokuroria Publike vlerësohet me notë 2.32, kurse gjykata vlerësohen me notë 2.22.

Liderët kanë marrë vlerësime negative nga të anketuarit. Ali Ahmeti vlerësohet negativisht me 55%, Gruevski me 52%, kurse Zaevi me 48%, ndërkaq në aspekt pozitiv, Zaev vlerësohet me 30%, kurse Gruevski me 33%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.