Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Apostolova: S’ka garancë për liberalizimin e vizave – edhe nëse ratifikohet Demarkacioni

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Bashkimi Europian nuk përzihet në punët e Kosovës, por është këtu për të ndihmuar. Dhe në kuadër të kësaj ndihme, ajo ka thënë se është në të mirë të Kosovës, që Demarkacioni të kryhet sa më shpejt që është e mundur.

“BE-ja nuk është negociatore dhe ne nuk duhet të përzihemi, por mandati jonë është këtu që të ndihmojë, kur prania jonë është e çmueshme ne gjithmonë jemi aty”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Ky proces është vonuar shumë, për vite, dhe siç e dini këto kushte që janë vënë në mënyrë që Kosova të vazhdojë bisedimet për liberalizimin e vizave. Kudo ku shkoj më pyesin për vizat dhe këtu qëndron përgjigja – është në duart e politikanëve”, ka pohuar ajo.

“Kur më kanë thënë pse po na izoloni, unë kam thënë se janë politikanët që e kanë çelësin në duart e tyre”, ka thënë Apostolova.

“Kemi pasur dy kushte dhe njëra pre tyre – korrupsionin, për këtë është duke u punuar mirë dhe këtu po shohim progres – të gjithë po përgëzojnë për këtë progres, duhet të ruhet kjo dinamik dhe ky parakusht është në rrugë të mbarë, por demarkacioni i kufirit është kusht shumë i qartë, prandaj duhet të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë, në mënyrë që ne t’i propozojmë këshillit që të marrin vendim për liberalizimin e vizave”, është shprehur ajo.

Apostolova ka thënë se ende ka kohë për ratifikimin e vijës kufitare në Kuvend dhe se s’mund të thuhet ende se kalimi në Kuvend ka dështuar përfundimisht.

“Fjala ‘dështim’ i qeverisë për Demarkacionin, nuk është fjalë e duhur, sepse projektligji mund të dërgohet ende në Kuvend, por sa i përket BE-së, projektligji është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe unë rekomandojë që të kryhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Apostolova.

Zyrtarja e BE-së pohoi se ajo çfarë njëherë kërkoi kryeministri, Isa Mustafa, që të negociohet kushti i Demarkacionit, është diçka e pamundur.

“Kryeministri, Isa Mustafa, ishte para dy javësh në Bruksel dhe pati takime atje – ka marrë përgjigje shumë të qartë, këto janë kushtet të cilat nuk mund të negociohen, por të përmbushen. Nëse fillojmë të hymë në negocim, kjo do të thoshte diçka e tillë është e pamundur, sepse kjo duhet të negociohet me të gjitha shtetet anëtare”, është shprehur ajo.

Edhe përkundër kalimit të Demarkacionit, Apostolova tha se s’ka garancë se Kosova merr vizat.

“S’ka afat të caktuar kohor, apo definitiv për liberalizimin e vizave, ne do t’ia propozojmë këshillit të shteteve anëtare, prandaj askush s’mundet të përcaktojë, cili është afati për liberalizimin e vizave. Natyrisht se anëtarët e këshillit mund të thonë jo, por e jona është që të përgatisim një rekomandim të mirë për Kosovën, pastaj është në duart e anëtarëve që të vendosin përfundimisht”, ka thënë Apostolova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.