Arabia Saudite njofton sulme me raketa në Riad, në qytet ndodhin shpërthime të mëdha
Dëshmitarë okularë që folën për Anadolu thanë se shpërthimet ndodhën pas sulmeve ndaj kryeqytetit saudit, Riadit
Menjëherë pasi Arabia Saudite njoftoi për një sulm me raketa ndaj Riadit, në qytet u dëgjuan shpërthime, ndërsa në qiell u panë gjurmë flakësh dhe u ngritën shtëllunga tymi të zi.
Dëshmitarë okularë që folën për Anadolu thanë se shpërthimet ndodhën pas sulmeve ndaj kryeqytetit saudit, Riadit.
Në rrjetet sociale u publikuan pamje ku në qiell shiheshin re flakësh dhe tym i zi që ngrihej.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar dhe shkatërruar katër raketa balistike që synonin kryeqytetin Riad.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.