☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.13 ▼0.42%
ARI 4,908 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,492 ▼ -1.77% ETH $2,245 ▼ -3.14% XRP $1.4644 ▼ -2.69% SOL $90.7300 ▼ -2.83%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Sporti

Ardi Behari me detyrë të re në FSHF, emërohet drejtor i sektorit të edukimit

Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë një ndryshim në drejtimin e Sektorit të Edukimit, duke emëruar Ardi Beharin si drejtues të këtij sektori, në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale.

Me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e trajnimit dhe skautizmit, Ardi Behari vjen në këtë detyrë si një nga figurat më të angazhuara në edukimin futbollistik në vend. Ai ka qenë dhe vijon të jetë lektor në një sërë kursesh të organizuara nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në formimin e trajnerëve dhe specialistëve të rinj.

Në një prononcim për fshf.org, Behari ndalet te vizioni dhe objektivat e tij për zhvillimin e mëtejshëm të Sektorit të Edukimit, si dhe për rritjen e cilësisë së programeve dhe kurseve të ofruara nga FSHF, të cilat këtë vit do të arrijnë në 20 të organizuara.

Emërimi si drejtor i Sektorit të Edukimit – Pikë së pari dua ta filloj me falënderime për ata që më besuan këtë detyrë. Për Presidentin e FSHF-së, z.Duka, që në dijeninë time e ka një nga pikat parësore Sektorin e Edukimit. Falënderime për ata që kanë qenë përpara meje, që kanë bërë një punë të shkëlqyer. E ndjej si detyrim për të vazhduar rrugën e tyre dhe të mundohem me të gjitha forcat për ta përmirësuar sado të jetë e mundur këtë rrugë që ata kanë shtruar për mua.

Synimet që ka Ardi Behari në krye të këtij sektori – Shkurt, përmirësimin e përmbajtjes së kurseve; forcimin e disiplinës; gjithëpërfshirjen dhe ajo që është më e rëndësishme në gjykimin tim, larmishmërinë e temave të mësimdhënies. Në momentin që studentët bëhen të vetëdijshëm dhe jo vetëm, por edhe të interesuar për atë që flitet në leksione, të gjitha të tjerat janë më të lehta për t’u arritur. Shikoj një uri të madhe nga të gjithë studentët.

Një interes të jashtëzakonshëm nga ana e tyre dhe ne duhet t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë interesit të tyre duke qenë sa më të përgatitur në mësimdhënie në mënyrën e saj interaktive të dhënies së leksioneve dhe për të sjellë sa më shumë shembuj konkretë që u vijnë atyre në ndihmë për të pasur zgjidhje në përditshmërinë e tyre në fushat e stërvitjes apo në ndeshje. Ky është pak a shumë synimi im. Afrimi i sa më shumë zgjidhjeve dhe pastaj çdo gjë varet nga kompetenca e tyre, ecuria, këmbëngulja. Por në fund të fundit, edhe institucioni këtë detyrë ka. Të japë jo vetëm nocione, por edhe zgjidhje që studentët kur të mbarojnë kurset, të jenë të gatshëm për të përballuar përditshmërinë në fushat e stërvitjes.

Shkolla e Trajnerëve – Një nga objektivat e tjerë është rekrutimi i lektorëve të një niveli të mirë, të cilët mund të vijnë nga gjiri ynë. Ata të cilët kanë luajtur dhe janë shkolluar me futboll; nga përditësimet që UEFA bën në mënyrë të vazhdueshme, nga seminaret e ndryshme, implementimit të metodave të fundit të mësimdhënies, të cilat do të vijnë në ndihmë jo vetëm të studentëve, por edhe trajnerëve që janë duke stërvitur dhe duke drejtuar ndeshjet e Abissnet Superiores.

Një nga qëllimet e mia afatshkurtra është rekrutimi i sa më shumë trajnerëve, për të sjellë eksperiencën e tyre nga fushat e blerta në auditoret tona. Është një mision i lehtë. Nuk është detyrë, është mision. Shpresoj që të jem në lartësinë e këtij misioni.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.