☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,849 ▲ +0.71% ETH $2,685 ▲ +0.73% XRP $1.4892 ▲ +1.27% SOL $119.7900 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Ariana Grande zbulon arsyen pse do të tërhiqet nga jeta publike

Ariana Grande ka reaguar ndaj komenteve negative që qarkullojnë në rrjet, duke siguruar fansat se kritikat nuk kanë ndikuar tek ajo.

Gjatë koncertit të turneut “Eternal Sunshine” në Çikago, këngëtarja mbajti një fjalim emocional, ku foli për vendimin e saj për t’u tërhequr përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit të turneut.

“Dëgjova që fansat e mi ishin të shqetësuar se negativiteti po më shkatërronte, por e vërteta është krejt e kundërta,” u shpreh ajo.

Artistja 33-vjeçare, e cila kohët e fundit është përballur me komente për peshën e saj pas publikimit të videoklipit “Petal”, theksoi se asnjë zhurmë nga jashtë nuk mund të ndikojë në mënyrën se si ajo e sheh jetën.

“Asgjë nuk do të mund ta shtrembërojë realitetin tim. Asgjë nuk është më e fortë se dashuria që ndaj me ju në këtë sallë,” tha Grande para publikut.

Ajo sqaroi gjithashtu se vendimi për të bërë një pauzë nga angazhimet publike nuk ishte i nxituar.

“Nuk ishte një vendim impulsiv. E kisha planifikuar prej kohësh dhe e mora me qetësi dhe vetëdije. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë të vendosin kufij dhe të bëjnë një pushim.”

Sipas përfaqësuesit të saj, pas përfundimit të turneut më 1 shtator, Ariana Grande do të tërhiqet për një periudhë nga paraqitjet publike për t’u fokusuar te mirëqenia e saj, ndërsa burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se ajo është ndier e mbingarkuar nga angazhimet dhe vëmendja e vazhdueshme mediatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.