Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.08 ▼0.91%
ARI 4,308 ▲3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,690 ▲ +0.73% ETH $1,909 ▲ +1.9% XRP $1.0655 ▼ -1.11% SOL $74.1600 ▲ +0.07%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,308 ▲3.74 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,308 ▲3.74 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarrit në zonë, duke bërë të ditur se vatra është zgjeruar, ndërsa ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i thyer, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve.

Ismailaj tha se gjatë ditës kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht angazhimit të tyre, zjarri është përhapur edhe në zonën e Ngraçanit. Ai njoftoi se aktualisht forcat do të vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrja nga ajri do të rifillojë të enjten në orën 05:30.

“Ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë kodrinor që është i vështirë për të ndërhyrë me mjete tokësore, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve, janë pisha. Sot kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht kësaj kemi përhapje në Ngraçan. Forcat në terren do të kalojnë në monitorim për momentin nëse ka problematika të theksuara dhe nesër në 05:30 do të fillojmë ndërhyrjen nga ajri”, u shpreh Ismailaj.

Ndërkohë, deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj, u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe vigjilencë në këtë situatë.

“U bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes, të jenë vigjilentë për pronën dhe jetën e tyre, të dëgjojnë autoritetet sipas udhëzimeve që u jepen në kushtet kur do të ketë nevojë për evakuime të mundshme”, tha Jahaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.