Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.08 ▼0.91%
ARI 4,307 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,952 ▲ +0.96% ETH $1,920 ▲ +2.27% XRP $1.0709 ▼ -0.76% SOL $74.4500 ▲ +0.16%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,307 ▲3.72 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,307 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
roze

Jared Leto largohet nga filmi “Assassination” mes akuzave

Jared Leto thuhet se ka humbur një rol të rëndësishëm në filmin politik “Assassination”, pasi producentët vendosën të mos vazhdonin me përfshirjen e tij për shkak të akuzave të shumta për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Sipas burimeve të Page Six, aktori fitues i çmimit Oscar ishte në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar filmit të regjisorit Barry Levinson dhe konsiderohej favorit për rolin. Megjithatë, me shtimin e akuzave ndaj tij, produksioni vendosi të mos e angazhonte.

Burimet pretendojnë se drejtuesit e filmit ishin në dijeni të akuzave që në fillim të negociatave, por situata ndryshoi pasi ato morën më shumë vëmendje publike.

Filmi “Assassination”, ku luajnë Bryan Cranston dhe Brendan Fraser, bazohet në historinë e gazetares Dorothy Kilgallen, e cila vdiq në rrethana misterioze ndërsa hetonte vrasjen e presidentit amerikan John F. Kennedy.

Në fillim të kësaj jave u publikua dokumentari i BBC-së “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”, ku dhjetë gra rrëfejnë pretendime për sjellje të papërshtatshme seksuale nga ana e aktorit. Sipas dokumentarit, ngjarjet e pretenduara kanë ndodhur mes viteve 2002 dhe 2016, kur ato ishin 16 deri në 18 vjeç.

Leto ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat ndaj tij, përfshirë ato të publikuara më parë nga Air Mail dhe pretendimet e paraqitura në dokumentarin e BBC-së.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.