Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.08 ▼0.91%
ARI 4,308 ▲3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,690 ▲ +0.73% ETH $1,909 ▲ +1.9% XRP $1.0655 ▼ -1.11% SOL $74.1600 ▲ +0.07%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,308 ▲3.74 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,308 ▲3.74 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Bota

GREQI – Mbi 280 kafshë shpëtohen nga zjarri masiv në Athinë

MEGARA, GREQI, 5 gusht /ATSH/- Sasa, një këlysh qeni i racave të përziera me veshë të mëdhenj dhe të varur, nuk u kthye në shtëpi edhe pasi u hoqën masat e kontrollit pas zjarrit masiv që përfshiu malet dhe zonat bregdetare pranë Athinës, sipas AP.

Gjatë zjarrit, shumë kafshë shtëpiake u frikësuan dhe u shpërndanë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, erërave të forta dhe evakuimeve në zonat e prekura. Edhe pas vënies nën kontroll të zjarrit, shumë prej tyre nuk ishin kthyer ende te familjet e tyre.

Sasa ishte një nga qindra kafshët shtëpiake dhe të egra që u shpëtuan nga vullnetarët gjatë kësaj jave, ndërsa zjarri detyroi evakuimin e disa zonave.

Qeni u strehua së bashku me kafshë të tjera të shpëtuara, ndërsa ekipet vullnetare po punojnë për identifikimin e kafshëve të humbura dhe ribashkimin e tyre me pronarët.

Zjarri – i cili në një moment u përhap në pesë fronte të ndryshme – shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe përfshiu më shumë se 100 kilometra katrorë tokë.

Ai ishte episodi i fundit i një vale shkatërruese zjarresh, që kanë goditur Evropën gjatë një vere me temperatura ekstreme, duke alarmuar organizatat për mbrojtjen e kafshëve, edhe në vende që, zakonisht nuk përballen me vera kaq të nxehta.

Në qytetin e Megaras, rreth 40 kilometra në perëndim të Athinës, organizatorja e ekipit të shpëtimit, Elena Dede, tha se vullnetarët shpëtuan më shumë se 280 kafshë, kryesisht qen, gjatë temperaturave përvëluese dhe erërave të forta.

Sasa dhe kafshë të tjera u strehuan në një palestër të mbyllur sportive, brenda kafazeve të përkohshme prej teli, ku kishin topa gome për të luajtur dhe enë metalike me ujë.

“Ishte shumë vapë dhe zjarri ishte jashtëzakonisht agresiv. Ai ndryshonte drejtim vazhdimisht,” tha Dede.

Richard Parr, drejtor i Qendrës për Mirëqenien e Kafshëve të Egra, me qendër në Britaninë e Madhe, i cilësoi përpjekjet e zjarrfikësve dhe organizatave lokale si “heroike”, por paralajmëroi se verat gjithnjë e më të nxehta, po rrisin rrezikun për miliona kafshë.

“Aktualisht, shumë shpesh gjithçka bëhet në mënyrë të improvizuar dhe barra bie mbi individë privatë dhe organizata të vogla bamirësie”, tha ai.

“Përmasat e sfidave me të cilat përballen, për sa i përket numrit të kafshëve të prekura dhe zonave të përfshira nga zjarret, janë gjigante dhe nuk përputhen më me kapacitetet ekzistuese të reagimit”, shtoi ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.