☁️
Tiranë 24°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.94 ▲4.15%
ARI 4,148 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,108 ▼ -0.76% ETH $2,567 ▼ -1.09% XRP $1.4149 ▼ -2.68% SOL $115.0400 ▼ -2.21%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Sporti

Arjan Bellaj rinovon me Vorën

Arjan Bellaj do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Vorës në “Abissnet Superiore” edhe për një sezon tjetër. Pasi siguruan qëndrimin në grupin e më të mirëve, palët kanë vendosur për të vijuar projektin duke rinovuar kontratën dhe për një vit. Njoftimi është bërë i ditur nga klubi me një postim në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

𝐀𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐥𝐥𝐚𝐣 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐕𝐨𝐫ë𝐧

Klubi i Vorës do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Arjan Bellaj edhe për një sezon tjetër. Pas rezultateve pozitive dhe punës së shkëlqyer të bërë në drejtimin e skuadrës, presidenca dhe tekniku kanë shtrënguar duart për të vijuar projektin edhe në edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit janë shprehur të kënaqur me atë që Bellaj ka arritur në krye të Vorës, sidomos me objektivin madhor të realizuar, qëndrimin e ekipit në Superligë. Nën drejtimin e tij, skuadra tregoi karakter, disiplinë dhe rritje të vazhdueshme gjatë sezonit, duke fituar respektin e tifozëve dhe të opinionit sportiv.

Presidenca vlerëson jo vetem rezultatet në fushë, por edhe punën profesionale, seriozitetin dhe atmosferën pozitive që trajneri ka sjellë në ekip. Kjo ishte arsyeja kryesore që palët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Arjan Bellaj nga ana e tij ka falenderuar drejtuesit për besimin e dhënë dhe është shprehur optimist për sezonin e ri, ku Vora synon të paraqitet edhe më e fortë dhe me pretendime më të mëdha në elitën e futbollit shqiptar.

Me rinovimin e trajnerit, klubi i Vorës jep një sinjal të qartë për vazhdimësi dhe stabilitet, duke synuar të konsolidohet gjithnjë e më shumë në Superligë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.