🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 92.85 ▼3.3%
ARI 4,528 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,883 ▼ -4.77% ETH $1,780 ▼ -5.23% XRP $1.1800 ▼ -4.43% SOL $70.1400 ▼ -6.65%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.85 ▼3.3 % ARI 4,528 ▲1.37 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.85 ▼3.3 % ARI 4,528 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
roze

Kylie Jenner për marrëdhënien me të ëmën: Çantat Birkin janë gjuha jonë e dashurisë!

E ëmë e bijë, Kylie dhe Kris Jenner janë shoqe të ngushta dhe gjuha e tyre e dashurisë është shkëmbimi i çantave Hermès Birkin.

Këtë e zbuloi vetë Kylie përmes podkastit të së enjtes, 14 maj, në “Therapuss” të Jake Shane.

“Çantën time të parë e mora nga mami, për ditëlindjen time të 18-të. Shumica e çantave të mia të reja tani janë nga mami. Është si gjuha jonë e dashurisë.”

Ajo gjithashtu bëri të ditur se ato i dhurojnë njëra-tjetrës çantat speciale të Hermes me vlera të konsiderueshme për raste të veçanta si Krishtlindjet apo ditëlindjet.

“Do të vdisja për atë që mbajta sot. E zeza mat me teksturë krokodili. Atë e mbaj, si të thuash, çdo ditë. Edhe çanta Himalayan me diamante është e pabesueshme.”

Kur moderatorja Shane e pyeti nëse çantat e saj i siguron apo i blen, Kylie u përgjigj se shumicën i ka direkt nga dyqani, ndërsa të vjetrat i ka siguruar përmes burimeve të tjera.

Në shkurt, Kylie prezantoi çantën e saj luksoze Himalayan, e cila vlerësohet të kushtojë 500 mijë dollarë. Në foto, ajo tregoi edhe varëset prej diamanti të çantës, të realizuara nga Ashna Mehta, ku shfaqeshin inicialet e saj “KJ” dhe logoja me buzët karakteristike që pikojnë e Kylie Cosmetics.

Sipas InStyle, varëset me inicialet “K” dhe “J” kushtojnë 9,980 dollarë, ndërsa aksesori në formën e buzëve vlerësohet të ketë një vlerë prej 30 mijë dollarësh. Më herët, përmes një postimi, ajo kishte njoftuar se këtë dhuratë me vlerë të çmuar ia kishte bërë vetes me rastin e Shën Valentinit.

Kylie Jenner është një nga figurat më të njohura të showbiz-it amerikan dhe sipërmarrëse e suksesshme në industrinë e bukurisë.

Ajo u bë e famshme fillimisht përmes reality show-t Keeping Up with the Kardashians, ndërsa më vonë ndërtoi markën e saj kozmetike Kylie Cosmetics, e cila u kthye në një fenomen global.

Jenner njihet gjithashtu për stilin luksoz të jetesës dhe koleksionin e saj të pasur me çanta të rralla e të shtrenjta, veçanërisht modelet Birkin të Hermès.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.