Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 104.10 ▲2.67%
ARI 4,309 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,007 ▼ -1.35% ETH $2,478 ▼ -1.99% XRP $1.4054 ▲ +0.66% SOL $100.9000 ▼ -0.97%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 104.10 ▲2.67 % ARI 4,309 ▼0.98 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 104.10 ▲2.67 % ARI 4,309 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kuriozitete

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Një ekip ndërkombëtar arkeologësh pretendon se ka identifikuar me siguri qytetin e lashtë të Betsaidës, vendi biblik që lidhet me disa prej episodeve më të njohura të jetës së Jezusit.

Gërmimet në sitin arkeologjik El-Araj, pranë Detit të Galilesë, kanë vijuar që prej vitit 2016. Sipas studiuesve, zbulimet e bëra në këtë zonë përputhen me përshkrimet historike të një vendbanimi hebre peshkatarësh, i cili më vonë u shndërrua në një qendër urbane.

Betsaida përmendet në traditën biblike si vendlindja ose vendbanimi i apostujve Pjetër, Andrea dhe Filip. Qyteti ndodhej pranë zonës së Kapernaumit, ku sipas Ungjijve Jezusi kreu disa prej mrekullive të tij më të njohura, përfshirë shërimin e të sëmurëve dhe ushqyerjen e 5 mijë njerëzve me pesë bukë dhe dy peshq.

Drejtori akademik i projektit, profesori Steve Notley, thotë se ekipi ka gjetur pikërisht dy elementet kryesore që kërkoheshin për identifikimin e Betsaidës: dëshmi për një fshat hebre peshkatarësh dhe gjurmë të qarta të një qyteti të urbanizuar.

Gjatë gërmimeve janë zbuluar më shumë se 200 monedha, fragmente qeramike, një banjë romake, enë hebraike prej guri dhe pesha plumbi që lidhen me aktivitetin e peshkimit. Një prej zbulimeve më të rëndësishme është edhe një bazilikë bizantine, e cila përmban një referencë të drejtpërdrejtë për apostullin Pjetër, duke e përshkruar atë si “Kryetarin e Apostujve dhe Mbajtësin e Çelësave të Qiellit”.

Sipas arkeologëve, këto dëshmi, të marra së bashku, e bëjnë El-Araj kandidatin më bindës për vendndodhjen e Betsaidës së lashtë. Studiuesit argumentojnë se edhe transformimi i vendbanimit nga një fshat peshkatarësh në një qendër urbane përputhet me atë që dihet për qytetin biblik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.