Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 103.48 ▲2.06%
ARI 4,314 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,950 ▼ -1.27% ETH $2,476 ▼ -1.59% XRP $1.4001 ▲ +0.29% SOL $100.8500 ▼ -0.98%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.48 ▲2.06 % ARI 4,314 ▼0.87 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.48 ▲2.06 % ARI 4,314 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kosova

Çitaku për vdekjen e Flora Brovinës: E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka kujtuar Brovinën si një grua të jashtëzakonshme, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe humanizmin e saj përballë vështirësive që kishte kaluar.

“Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka rikujtuar edhe takimin e parë të Brovinës me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të UÇK-së, pas lirimit të saj nga burgjet serbe.

“Nuk kam për ta harruar kurrë takimin e saj të parë me Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së, pas lirimit të zonjës Brovina nga burgjet serbe, ku po mbahej si peng lufte”, ka shkruar Çitaku.

Më tej, ajo ka përcjellë edhe fjalët që, sipas saj, Brovina ua kishte drejtuar atëkohë pjesëtarëve të UÇK-së.

“Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë”, ka shkruar Çitaku, duke cituar Brovinën.

Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se Brovina ishte një grua e lidhur ngushtë me Kosovën dhe se, pavarësisht vuajtjeve, nuk e kishte humbur njerëzoren.

“Kështu ishte Flora. E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj. Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë, i shërbeu vendit të saj dhe, edhe përballë së keqes, nuk e humbi kurrë njerëzoren. Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina. Kosova do të të kujtojë me nder e mirënjohje”, ka shkruar ajo.

Për vdekjen e Brovinës ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Lamtumirë, Flora Brovina! Kosova do ta kujtojë gjithmonë veprën dhe kontributin tënd. Pusho në paqe!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.