☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

“Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit. AMP do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyr”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.