Kosova

Armend Ibrahimi këshilltar më i ri i kabinetit Mustafa

Kryetari i Forumit Rinor në Lidhjen Demokratike të Kosovës Armend Ibrahimi, është emëruar këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

ibrahimi-120314_1907Këtë e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi, përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ibrahimi shkruan se do të vazhdoj të jap kontributin e tij dhe premton se do të jetë zë i fuqishëm i të rinjve.

“Ju njoftoj se prej sot, edhe zyrtarisht do të shërbej si Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Do të përpiqem maksimalisht që me gjithë çfarë mundem dhe aq sa di, të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarit të Kosovës, veçanërisht të të rinjve, komunitet shumë vital, i madh dhe i jashtëzakonshëm, pjesë e të cilit jam edhe vet (Por që sot komuniteti rinor përballet me diskriminim në shumë forma e dimensione; mungesa e arsimit cilësor, mungesa e lëvizjes së lirë, mungesa e mundësisë për të punuar e shumë të tjera, të cilat i shoh sfida reale për mua dhe gjithë shoqërinë kosovare)”, shkruan Ibrahimi në facebook.

Po ashtu Ibrahimi është shprehur i gatshëm që të ofroj bashkëpunimin e tij të plotë, organizatave të nxënësve, Këshillëve të Nxënësve, studentëve, organizatave jo-qeveritare, institucioneve, grupeve jo-formale, mediave dhe veçanërisht siç shkruan ai, qytetarit të pavarur me iniciativë individuale. Ibrahimi thotë se është i bindur se besueshmëria në institucione nuk ndërtohet ndryshe.

“Jam i bindur sot, dhe do të jem gjithmonë, se zëri i të rinjve është zë i qartë, i fuqishëm dhe i arsyeshëm, andaj me ndihmën e Zotit do të përkushtohem maksimalisht që ai të dëgjohet, se një gjë e tillë është plotësisht e merituar”, ka shkruar Ibrahimi në facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button