Bota

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit zgjatet me pesë ditë

ee228-550x350Egjipti njoftoi dje në mbrëmje një zgjatje prej pesë ditësh të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ndërkohë që izraelitët sulmuan me avionë mbi Gaza si përgjigje ndaj goditjeve me raketa.

Aviacioni izraelit zhvilloi gjatë mbrëmjes së djeshme katër sulme mbi Rripin e Gazës pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi të ri, njoftoi një burim nga brenda ministrisë palestineze të Punëve të Brendshme.

“Këto sulme u kryen si përgjigje ndaj goditjes me gjashtë predha nga ana palestineze”, njoftoi ushtria izraelite

“Dy predha të tjera të lëshuara nga Rripi i Gazës ranë në jug të Israelit, pas sulmeve ajrore, por pa shkaktuar as viktima as dëme”, sipas ushtrisë izraelite.

Armëpushimi i ri përfundon të martën që vjen në orën 00:01, sipas orës lokale, ndërkohë që negociatat nën drejtimin e egjiptianëve do të vazhdojnë për të arrtiur një marrëveshje për një paqe afatgjatë dhe për të arritur që të hiqet bllokada e vendosur nga Izraeli që prej vitit 2007 ndaj palestinezëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button