☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.56 ▲2.57%
ARI 4,542 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,746 ▲ +11.38% ETH $2,277 ▲ +18.68% XRP $1.1481 ▲ +14.38% SOL $87.2900 ▲ +12.98%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.56 ▲2.57 % ARI 4,542 ▼0.07 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.56 ▲2.57 % ARI 4,542 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Armiqtë në protestë

Nga HAXHI ISUFI

Kam dalë disa herë me gruan në protestë, jo për të protestuar, por për të parë nga afër agjentët që e kanë kurdisur këtë protestë. Thjesht i bie qark turmës në heshtje, për të gjetur ndonjë serb, grek, turk, iranian, kinez, korean, rus, me mendimin se do t’i hidhem në fyt e do ta mbys aty në shesh. Për dreq nuk kam parë asnjë dhe kthehem në shtëpi i mërzitur.

Gruaja shpesh më thotë: “Thuaj ndonjë fjalë, p.sh. ‘Rama në burg, Berisha në burg’, se do të të marrin protestuesit për patronazhist e do të të rrahin.”

Po unë e kam pasur si parim që bëj gjithmonë atë që është kundër asaj që më thotë gruaja.

Kur një natë e nxori kokën armiku, shefi i shërbimit sekret iranian lexoi nja pesë pika. Për dreq, unë isha pikë për pikë me pesë pikat që lexoi armiku… dhe kam ditë që mendohem se kush është armiku ynë i vërtetë. Sot në mëngjes e gjeta, ndaj mendoj t’ua tregoj të gjithë miqve të mi.

  1. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh pensionin.
  2. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh pronën.
  3. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh tokën.
  4. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh malin.
  5. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh detin.
  6. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh liqenin dhe burimin e ujit.
  7. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh minierën.
  8. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh naftën.
  9. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh rininë.
  10. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh portin, aeroportin.
  11. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh kalatë.
  12. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh te faturat e ujit e të dritave.
  13. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh ilaçet.
  14. Armiku ynë i vërtetë është ai që na vjedh votën.
  15. Armiku ynë i vërtetë është ai që po na vjedh edhe nderin e dinjitetin.

Dhe nuk më harrohet kurrë thënia e Enverit kur thoshte: “T’i ruhemi armikut të brendshëm, se i jashtmi nuk ka ç’na bën.”

Dhe Enveri, si diktator që ishte, e luftonte aq shumë armikun e brendshëm, sa e lidhte pastaj edhe me të jashtmin. Po më duket se thënia e tij jeton edhe kësaj dite, megjithëse kanë kaluar 40 vjet që kur ka ikur.

Për këto mendime që kam unë, gruaja ime ka filluar të dyshojë se jam i lidhur me Hezbollahun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.