☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit

Kryegjyshata Botërore Bektashiane bëri të ditur se, prej sot e deri më 25 gusht, zhvillohet pelegrinazhi tradicional në Malin e Shenjtë të Tomorit.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 400–600 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora dhe bota. Ditët kulmore të pelegrinazhit janë 21, 22 dhe 23 gushti. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe i ka hapur dyert prej disa ditësh për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e festës.

Kryegjyshata bëri të ditur se, janë marrë të gjitha masat që në Malin e Tomorit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, ndriçimi, uji i pijshëm dhe banjat. Zakonisht, besimtarët ngrenë çadra në këtë vend të shenjtë, kryejnë kurbanin e festës dhe ngjiten në këmbë deri në majën e Tomorit, në lartësinë 2 416 metra mbi nivelin e detit.

Mali i Tomorit konsiderohej si i shenjtë që prej lashtësisë, kur i referoheshin si “mali i perëndive”. Aktualisht është një nga vendet më të rëndësishme të bektashizmit. Pelegrinazhi është i përqendruar te përkujtimi i Abaz Aliut, një figurë e shenjtë në besimin bektashian, i cili konsiderohet simbol i drejtësisë, sakrificës dhe besimit të fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.