☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Vetë emërimi “figurë publike”

Nga Shpëtim Luku

Sepse të qenit figurë publike nuk lidhet me frekuencën e daljes para syve të publikut, nëpërmjet protagonizmit bosh. Të jesh figurë publike do të thotë të të bëjë të njohur në publik vepra jote, jehona e saj.

Një shkrimtar i mirë është figurë publike jo sepse del në mënyrë permanente në televizion apo në rrjete sociale, por sepse vepra e tij, librat që ka shkruar, shija e mirë që ka lënë tek lexuesit, e bëjnë atë figurë të njohur dhe të dashur për publikun.

Mentor Petrelën, për shembull, publiku nuk e njeh nëpërmjet protagonizmit televiziv apo komunikimit të vazhdueshëm me të, por nëpërmjet dobisë së veprës së tij si një neurokirurg i shquar shqiptar, pse jo, me një emër që ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.

Pra, një profesionist, rezultatet e veprimtarisë së të cilit shtrihen dhe arrijnë tek publiku, është patjetër një figurë publike. Mund të jetë mjek, shkrimtar, artist, sportist, sipërmarrës, shkencëtar apo një profesionist i çdo fushe tjetër. Publiku e bën figurë publike, nuk bën ai veten.

Ndaj, vetëpërcaktimi dhe vetëemërimi nuk është as i këshillueshëm, as i nevojshëm.

Por sot kemi hyrë në një tjetër epokë. Në epokën e rrjeteve sociale, ku shumë persona i kanë rënë shkurt: nëse nuk ke një vepër që të bëjë të njohur, mjafton të bësh shumë foto, të postosh shumë video dhe të deklarosh se je “figurë publike”.

Dhe këtu duket edhe një nga keqkuptimet më të mëdha të kohës sonë sepse ngatërrohet dukshmëria me rëndësinë.

Të të shohin shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh bërë shumë. Të kesh mijëra ndjekës nuk do të thotë se ke mijëra njerëz që të vlerësojnë. Të jesh i pranishëm çdo ditë në rrjete sociale nuk do të thotë se ke një kontribut publik.

Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që dikush të jetë vazhdimisht i pranishëm në sytë e publikut edhe pa pasur ndonjë arsye të veçantë për të qenë aty. Dhe kjo ka krijuar një lloj “fame pa vepër”, ku fama nuk është më gjithmonë pasojë e një kontributi, por synim në vetvete.

Në këtë realitet, njeriu mund të bëhet i njohur edhe për faktin se është i njohur. Mund të ndërtojë një profil publik pa pasur ndërtuar më parë një vepër publike. Mund të krijojë një audiencë pa krijuar domosdoshmërisht një kontribut. Dhe këtu qëndron edhe paradoksi. Figura publike dikur ishte një status që ta jepte publiku. Sot, për disa, është një titull që ia vendosin vetes në profil.

Në fakt, nëse je vërtet figurë publike, nuk ke nevojë ta thuash, pasi të tjerët e dinë.

Sepse një figurë publike nuk përcaktohet nga ajo që shkruan poshtë emrit të saj në Instagram, Facebook apo në një intervistë. Përcaktohet nga ajo që ka bërë dhe nga gjurma që ka lënë ai.

Titulli mund të shkruhet vetë, por vepra jo.?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.