🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.78 ▲1.74%
ARI 4,543 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,932 ▼ -1.55% ETH $2,119 ▼ -3.09% XRP $1.3901 ▼ -1.88% SOL $84.9000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.78 ▲1.74 % ARI 4,543 ▼0.41 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.78 ▲1.74 % ARI 4,543 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të protestojë para ambasadës serbe në Tiranë, nëse Beogradi nuk liron katër shqiptarët e arrestuar një ditë më parë.

Berisha i bëri thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë 4 shqiptarët e arrestuar, duke thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje, por vetëm se kanë mbajtur një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

“Së pari, dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Dhe sipas organeve të Beogradit, ka thënë edhe fjalë të papërshtatshme për Serbinë. Ky akt i shëmtuar e barazon Aleksandër Vuçiçin me Kim Jong Un-in, me Ajatollahët e Teheranit dhe tregon një racizëm të papërmbajtur dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar, të pashembullt dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë.

Sikundër, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet, që mund të ndodhë dhe njëherë vetëm në diktaturat më të zeza. Dënoj gjithashtu, heshtjen e argatit të Vuçiç-it në Tiranë, kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, ndaj aktit të padronit të tij. Katër tifozët nuk kanë kryer asnjë akt përveçse kanë postuar në rrjetin e tyre social status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, të cilat sipas Vuçiçit qenkan të ndaluara në territorin e Serbisë të thuash një fjalë të keqe për Serbinë.

Kjo është unike në botë. Ky është turp! Ndaj dhe, kërkoj lirimin urgjent, përndryshe opozita do marrë hapat e veta të protestave të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në TIranë. Ata duhet të lirohen, menjëherë!”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.