🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.39 ▲1.35%
ARI 4,192 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $60,964 ▼ -2.58% ETH $1,615 ▼ -3.16% XRP $1.1023 ▼ -4.44% SOL $63.1900 ▼ -4.21%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.39 ▲1.35 % ARI 4,192 ▼2.21 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.39 ▲1.35 % ARI 4,192 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

“Nëse nuk do ndërhynte SHBA disa nga ne do ishin vrarë në ’98”! Arben Malaj rrëfen sulmin në Kryeministri

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ka shpjeguar rrjedhën e jetës së tij si ekonomist dhe politikan. Gjatë intervistës në një moment u ndalën në një foto të Malajt i cili duket para një muri të dëmtuar nga të shtënat ndaj Kryeministrisë në vitin 1998.

Sipas tij nëse nuk do të kishin ndërhyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa persona do të ishin të vrarë. Teksa kujtoi momentet e të shtënave, ai theksoi se u mbrojtën pas shtyllave të betonit që ndodheshin në godinë teksa shtoi se ndodhej në katin e 3-të ndërsa breshëria e armëve nisi në katin e parë.

“Në shtator të 98-s ndodhi vrasja e Azem Hajdarit dhe pati revolta. Sigurisht që revolta do kishte në çdo vend të botës, por që të marrësh një arkivol e t’i biesh derës së kryeministrit që ta futësh në arkivol duke e gjetur aty ku punon, është e tmerrshme.

Partia Demokratike është e vetmja parti politike në botë që rrëmben tank dhe vendos te selia e saj. Unë e them me bindje se kemi qenë ndër të fundit, dy-tre veta që kemi ikur, që në qoftë se nuk do të kishin ndërhyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa nga ne do ishin të vrarë.

Ata u futën, i gjithë meraku jonë ishte të mos vritej njeri sepse ishte si të hidhje benzinë zjarrit. Se tani thonë të vret Garda sepse ka rregullat e saj. U plagos komandanti i gardës, një burrë fisnik. Ata hynë në katë të parë dhe ne ishim në katë të tretë. Dhe ata filluan të godisnin me breshëri nëpër mure pa parë për asgjë fare dhe ne mbroheshim në shtyllat e betonit”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.