☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.77 ▲0.23%
ARI 4,144 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,788 ▼ -0.86% ETH $2,401 ▼ -1.04% XRP $1.3022 ▼ -0.74% SOL $104.8600 ▼ -0.04%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.77 ▲0.23 % ARI 4,144 ▼0.39 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.77 ▲0.23 % ARI 4,144 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi tha për Newsroom se rishikimi i reformës territoriale të vitit 2015 synon përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke ruajtur anët pozitive të saj. Sipas saj, problematika kryesore lidhet me funksionimin e njësive administrative, ku në disa raste mungon delegimi i kompetencave për ofrimin e shërbimeve pranë qytetarëve. Bylykbashi theksoi se po shqyrtohen modele për standardizimin dhe konsolidimin e shërbimeve në të gjitha njësitë administrative.

” Arsyeja pse po bëhet reforma dhe po rishikohet ajo e 2015, ku përgjithësisht thonë që është një reformë pozitive dhe ka gjëra për t’u rregulluar. Ka një analizë të gjatë nga APS, ku kryesisht në disa njësi nuk shkon shërbimi, sepse kryetarët duhet të delegojnë kompetenca që qytetari ta marrë shërbimin tek njësia. Shumë të kënaqur janë qytetarët e atyre njësive ku janë deleguar kompetencat.

Të gjithë kemi një vëmendje të shtuar tek njësitë administrative për të gjetur një mënyrë për të qenë në formë të konsoliduar për dhënien e shërbimit, të mos jetë një çështje e fragmentarizuar. Po shohim opsione që shërbimi të jetë i standardizuar.”  / abcnews.al /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.