Kosova

Arrestimi i Haradinaj/ Shqiptari shkel me këmbë flamurin e Serbisë para ambasadës franceze

Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia ka ngjallur mjaft reagime.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë kërkuar lirimin e tij, ashtu si ky i ri që ka vendosur të protestojë sot përpara ambasadës franceze, në Tiranë.

Teksa qëndron përpara ambasadës së Francës, i riu i identifikuar si Leonard Dedaj ka shkelur me këmbë flamurin e Serbisë, duke kundërshtuar kështu arrestimin e ish-komandanti të UCK-së, ndërsa mban në dorë flamurin e Francës ku shkruan “Je suis Haradinaj” (Unë jam Haradinaj).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button