☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,985 ▲ +1.13% ETH $2,113 ▲ +2.07% XRP $1.3467 ▲ +1.78% SOL $82.5500 ▲ +1.14%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet kontrollori i pikës kufitare të Qafë Thanës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, punonjësin e policisë Alfons Kita, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, Pogradec.

emigrantet-kakavijeKita akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. N/komisar Alfons Kita dyshohet se ka përfituar para, duke shfrytëzuar atributet që i ofron detyra, për të lejuar udhëtimin e tre shtetasve drejt zonës Shengen, edhe pse nuk kishin dokumentacion të rregullt.

Hetimi i SHÇBA-së nisi pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Fiks Fare”,  në Top Channel,  ku shfaqet punonësi i policisë Alfons Kita duke iu marrë një sasi parash tre të rinjve, të cilët nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në Shengen.

Ministria e Punëve të Brendshme përsërit falënderimin për median dhe qytetarët, të cilët denoncojnë raste të abuzimit dhe aferave korruptive dhe shpreh vendosmërinë për  të goditur pa asnjë mëdyshje dhe shpejt çdo element të inkriminuar, apo punonjës që shpërdoron detyrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.