Kronika

Arrestohet kryekomunari i Rrashbullit, abuzoi me detyrën

policia-durresPolicia e Durrësit arrestoi të shtunën Kryetarin e Komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi për shpërdorim detyre.
Në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se pas një hetimi disa mujor nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, sot, u finalizua operacioni policor “urbanistika”, për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për 5 shtetas, Hysen Hariz Gashi, vjeç 57, banues në Durrës, me detyrë Kryetar i Komunës Rashbull, Durrës,  Viktor Ramadan Ndreka, vjeç 48, banues në Durrës, me detyrë ish-Drejtues i Zyrës së Urbanistikës së Komunës Rrashbull, Durrës,  Vasil Mihal Gjoni, vjeç  53, banues në Durrës, me detyrë punonjës pranë Zyrës së Urbanistikës të Komunës Rrashbull, Durrës, Sabri Aqif Troci, vjeç 59, banues në Durrës, me detyrë ish-anëtar i KRRT-së pranë Komunës Rrashbull, Durrës, si dhe Indrit Ismail Hamiti, vjeç 39, banues në Durrës. Ndërsa u caktuan masa shtrënguese për shtetasit me inicialet E.Th, F.A dhe N.I.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në funksion të procedimit penal nr.106, viti 2014, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. Regjistrimi i këtij procedimi ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës, mbi ndërtimet pa leje që po kryheshin në zonën e plazhit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Lagjia 13, Durrës, të lejuara abuzivisht nga punonjësit e komunës Rrashbull”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve janë kryer hetime të specializuara nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar, nga të cilat ka rezultuar se këta shtetas në rolin e Kryetarit dhe Anëtarëve të KRRT-së së Komunës Rashbull, në kundërshtim me ligjin dhe aktet ligjore që normojnë veprimtarinë në fushën e ndërtimit kanë miratuar sheshe ndërtimi dhe lejuar ndërtime për më shumë se 15 subjekte ndërtuese në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, Lagjia 13 Durrës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button