☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.69 ▼3.29%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,168 ▲ +0.25% ETH $2,290 ▲ +0.95% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, kapet me ryshfet mbi 15 mijë euro

Xh.I, punonjës i Drejtorisë Doganore si ndihmës drejtor në Sektorin e Administratës, u arrestua pasi kërkoi ryshfet prej mbi 15 mijë eurosh në lidhje me një tender në Drejtorinë Doganore.

Sipas informacioneve, MPB nëpërmjet Byrosë së Sigurisë Publike siguroi fonde të shënuara të cilat iu dorëzuan të dyshuarit.Pas marrjes së parave, i arrestuari nuk iu bind urdhrave të policisë dhe u arratis.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, oficerët e policisë e kapën dhe e privuan nga liria.

MPB ka konfirmuar arrestimin e ndihmës drejtorit të administratës në Drejtorinë Doganore. Ata thonë se ai është kapur me ryshfet prej 17,500 euro.

“Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në MPB po vepron në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike për Parandalimin e Korrupsionit. Si pjesë e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, një person i punësuar si ndihmës drejtor në Dejtorinë Doganore është privuar nga liria. Personi është kapur duke marrë fonde të shënuara më parë në shumën prej 17,500 euro. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Publike për Parandalimin e Korrupsionit”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.