☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,589 ▼0.62%
DOW 51,993 ▼0.74%
NASDAQ 26,080 ▼0.66%
NAFTA 102.03 ▲6.23%
ARI 4,390 ▼1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -2.01% ETH $2,457 ▼ -1.32% XRP $1.3506 ▼ -4.81% SOL $99.3300 ▼ -3.99%
S&P 500 7,589 ▼0.62 % DOW 51,993 ▼0.74 % NASDAQ 26,080 ▼0.66 % NAFTA 102.03 ▲6.23 % ARI 4,390 ▼1.58 % S&P 500 7,589 ▼0.62 % DOW 51,993 ▼0.74 % NASDAQ 26,080 ▼0.66 % NAFTA 102.03 ▲6.23 % ARI 4,390 ▼1.58 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

Gjykatësit dhe prokurorët e përshkallëzuan të enjten qëndrimin e tyre ndaj qeverisë. Në dyert e SPAK ka mbërritur një padi penale ndaj ministrit te Financave dhe drejtuesve te Thesarit, të cilët sipas padisë, nuk kanë sjellë rrogat për ata dhe administratën. Por pyetja është cilat rroga? Të vjetrat apo të rejat?

Sipas komunikimeve të Abc News me shoqatën e gjykatësve, thesari ka bllokuar rrogat, sipas referencës së re, që sipas kësaj shoqatë, përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kështu disa gjykata, përfshirë dhe institucionet e KLGJ dhe KLP, kanë dërguar në drejtorinë e Thesarit rrogat e reja, sipas tyre, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, këtu lind pikëpyetja e parë. Sipas një letre zyrtare të ministrit të Financave, Petrit Malaj, dërguar KLGJ dhe KLP, ndër të tjera thuhet se dy institucione, SPAK dhe Gjykata Kushtetuese i kanë marrë pagat.

Arsyeja sipas letrës së ministrit është dy institucionet kanë paraqitur listëpagesa të njëjta për muajin korrik, sipas referencës së vjetër. Pra vetë Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi referencat e vjetra të pagave si të pasakta, i ka respektuar ato, në pritje të një vendimi të kuvendit dhe një VKM-je përkatëse nga qeveria.

Ndërkohë të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në vend dërguan listëpagesat me formulën e re pranë Thesarit. Pyetja e dyte është: ku e gjetën këto Gjykata formulën e re?

Këshilli i Lartë Gjyqësor tha zyrtarisht për ABC News se Gjykatat kanë dërguar listëpagesat me referencat e reja, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, në vendimin e saj të datës 17 shkurt 2026, dhe në sqarimin e saj javën e kaluar, vetë Gjykata Kushtetuese e thotë qartë se formulën e re të pagave, e përcakton Kuvendi dhe e zbaton qeveria.

Dhe këtu dalim të pikëpyetja e tretë: përse këto institucione të drejtësisë nuk e lexuan dot saktë vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Nga paaftësia apo nga diçka tjetër?

Maxhoranca socialiste të mërkurën akuzoi togat e zeza se janë futur në një lojë politike. E vërteta është se po të mërkurën ata që ngritën zërin pro gjykatësve që caktuan vetë rrogat e tyre, ishin deputetët e opozitës.

Edhe nëse nesër gjykatat bllokojnë seancat e gjyqeve, e sigurt është që në këtë përplasje që e provokuan po vetë, llogaritë nuk do t’i kenë më me thesarin, por me qytetarët. Ndërsa politika, përfshirë edhe atë majtas, duhet t’i japë llogari qytetareve, për një reformë në drejtësi, që është kësaj radhë dha provë e dështimit të radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.