☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,001 ▼0.73%
NASDAQ 26,094 ▼0.61%
NAFTA 102.62 ▲6.84%
ARI 4,386 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,096 ▼ -1.96% ETH $2,460 ▼ -1.29% XRP $1.3506 ▼ -4.91% SOL $99.4300 ▼ -4.04%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,001 ▼0.73 % NASDAQ 26,094 ▼0.61 % NAFTA 102.62 ▲6.84 % ARI 4,386 ▼1.69 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,001 ▼0.73 % NASDAQ 26,094 ▼0.61 % NAFTA 102.62 ▲6.84 % ARI 4,386 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës janë pjesë e një konteksti populist, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po përdoren çështjet që lidhen me Listën Serbe dhe raportet me komunitetin serb për të penguar procesin e konstituimit të institucioneve.

Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjini, Murati tha se deklarimi i deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë propozimit të Sllavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, nuk duhet të shërbejë si arsye për bllokimin e mëtejshëm të procesit institucional.

Ai e konsideroi këtë zhvillim si një “shkas më tepër” për partinë në pushtet dhe përfaqësuesit e saj që, sipas tij, të vazhdojnë me bllokadën dhe me një situatë që e cilësoi si “jo-kushtetuese”.

“Është pjesë e një konteksti populist, të cilin po jetojmë. Nuk është asgjë për të cilën nuk do të mundim të vazhdojmë. Të procesojmë më konstituiimin e institucioneve. Një shkas më tepër prej partisë në pushtet, përfaqësuesve të saj për të vazhduar me këtë bllokadë, për të vazhduar me këtë gjendje jo-kushtetuese, për ta renduar realisht këtë situatë…”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se çështjet që lidhen me Serbinë dhe serbët vazhdimisht mund të përdoren si pjesë e diskursit nacionalist dhe populist në Kosovë.

Sipas tij, edhe pse qëndrimet e Listës Serbe janë të njohura, kjo nuk duhet të çojë në bllokimin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

“Edhe në këtë studio e kemi diskutuar sa herë që sa e rëndësishme është që ta zgjidhim problemin me Serbinë, se do ta kemi çdoherë problemin me Serbinë, raportin me Serbin, me serbët pjesë të diskursit tonë nacionalist dhe populist. Për t’i penguar proceset normale në këtë vend… do ta kemi kështu edhe këtë politik, edhe këta politikanë që manipulojnë, natyrisht për Listën Serbe nuk çfarë të bisedojmë, i dimë qëndrime e të gjitha ato të tjerat. Por, nuk bllokohet krijimi i institucioneve…”, ka shtuar Murati.

Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e fundit e kanë zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si shkakun fillestar të krizës politike.

Murati tha se, pas debatit për deklaratën e Listës Serbe, “doli qartë” se, sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është i interesuar për konstituimin e institucioneve.

“Ne mund çdoherë të kapemi, po çështja është a është më e rëndësishme t’i konstituojmë institucionet, apo të kapmi për një deklaratë që mund të jetë edhe provokative… kjo ishte pastaj e mbuloi këtë shkakun populist, fillestar. Sepse doli qartë që për momentin zoti Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet e vendit…”, ka potencuar Murati.

Deklaratat e Muratit vijnë pas vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku Albulena Haxhiu u rizgjodh kryetare me 62 vota, ndërsa procesi ngeci te zgjedhja e nënkryetarëve.

Përplasjet mes subjekteve politike u shfaqën edhe lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve, ndërsa debat shkaktoi edhe formulimi i përdorur nga Igor Simiq gjatë propozimit të kandidatit të Listës Serbe.

Seanca u shty për të premten, ndërsa Aleanca, e cila ka shtatë deputetë, nuk mori pjesë në seancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.