☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.69 ▼3.29%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,168 ▲ +0.25% ETH $2,290 ▲ +0.95% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Angellov pret reshjet e shiut: Nëse parashikimet e motit janë të sakta, do të ishte fundi i sezonit të zjarreve

Disa zjarre vazhdojnë të shkrumbojnë sipërfaqe pyjore, ndërsa deri në orën 13 janë janë regjistruar gjithsej 13 zjarre. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, katër zjarre janë aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa katër janë shuar.

Zjarre aktive janë raportuar në Strugë, Makedonski Brod, Çuçer-Sandevë dhe Kriva Pallankë, ndërsa zjarre nën kontroll ka në Makedonski Brod, Kërçovë, Gjorçe Petrov dhe Dellçevë. Nëse parashikimet e motit janë të sakta, se në fundjavë do të ketë shi, ky do të ishte fundi i sezonit të zjarreve për sivjet, tha drejtori i DMSH-së Angellov, i cili me padurim po i pret reshjet.

“Dje sërish kishim mbi 30 zjarre, edhe pse kishte paralajmërim për reshje shiu në Maqedoninë perëndimore, por ndihmoi shumë pak, ra vetëm në disa lokacione dhe ndihmoi në shuarjen e zjarrit në Vrutok, që ishte vënë në kontroll, sepse dje ndaj tij vepruam me helikopter policie. Apeloj te qytetarët që të jenë në vëmendshëm! Nga DPHM për të shtunën dhe të dielën kemi paralajmërim për sasi me serioze të reshjeve. I presim me padurim, nëse parashikimet e tyre realizohen, aty do të duhej të ishte edhe fundi i këtij sezoni të zjarreve”, tha Angellov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.