Arrestohet në Turqi i dyshuari për caktim të caqeve të sulmeve në Paris
Policia turke ka arrestuar belgun me origjinë marokene nën dyshimin se ai i ka caktuar caqet e sulmit në Paris.
Ahmet Dahmani është arrestuar në një hotel luksoz, në pjesën jugore bregdetare të qytetit të Antalisë, transmeton Koha.net.
Sipas disa raportimeve nga mediat turke, 26 vjeçari ka qenë duke qëndruar në një hotel me 5 yje, në një destinacion shumë të popullarizuar të turistëve, që nga 16 nëntori.
Policia turke ka konfirmuar se edhe dy njerëz të tjerë janë arrestuar, por nuk kanë jep detaje të tjera.
Besohet se i dyshuari ka mbërritur në Turqi me 14 nëntor nga Amsterdami.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.