🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,677 ▼0.46%
DOW 53,217 ▼0.64%
NASDAQ 26,310 ▼0.35%
NAFTA 85.31 ▲2.29%
ARI 4,486 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,302 ▼ -0.66% ETH $2,464 ▼ -0.63% XRP $1.3683 ▼ -2.4% SOL $103.0100 ▼ -3.35%
S&P 500 7,677 ▼0.46 % DOW 53,217 ▼0.64 % NASDAQ 26,310 ▼0.35 % NAFTA 85.31 ▲2.29 % ARI 4,486 ▼0.98 % S&P 500 7,677 ▼0.46 % DOW 53,217 ▼0.64 % NASDAQ 26,310 ▼0.35 % NAFTA 85.31 ▲2.29 % ARI 4,486 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

Kriza aktuale energjetike, më e keqe se goditjet e naftës në vitet e kaluara

Kriza aktuale globale e energjisë është më e rëndë se goditjet e naftës në vitet 1973 dhe 1979 dhe mungesa e gazit të vitit 2022 e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë, tha sot Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Duke folur në një podcast, drejtori ekzekutiv i IEA-së, Birol tha se humbjet globale të furnizimit tani arrijnë në total rreth 12 milionë fuçi në ditë, krahasuar me rreth 5 milionë fuçi në ditë gjatë secilës prej krizave të viteve 1973 dhe 1979.

Ai shtoi se ndërsa furnizimi global me gaz ra me rreth 75 miliardë metra kub në vitin 2022, mungesa aktuale është edhe më e madhe. “Prilli do të jetë shumë më i keq se marsi. Disa dërgesa nafte dhe gazi natyror të lëngshëm nga Lindja e Mesme ishin të disponueshme që nga muaji i kaluar. Por, në prill nuk ka asgjë”, shtoi Birol.

Sipas tij, IEA ka vendosur të lirojë 400 milionë fuçi nga rezervat e naftës emergjente, duke e quajtur këtë lëvizjen më të madhe të tillë ndonjëherë. “Por, duhet të jem shumë i sinqertë, kjo vetëm sa po ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes. Nuk do të vendosë një kurë. Kura është hapja e Ngushticës së Hormuzit”, tha Birol.

Ai e përshkroi rihapjen e ngushticës si çështjen më të rëndësishme, duke thënë se masat aktuale po blejnë vetëm kohë. “Kriza e ka goditur më rëndë Azinë deri më tani, por pritet të përhapet në Evropë dhe më gjerë”, shtoi Birol.

“Problemi më i madh sot është mungesa e karburantit për avionë dhe naftës”, tha ai duke shtuar se mungesat janë tashmë të dukshme në Azi dhe ka të ngjarë të arrijnë në Evropë në prill ose në fillim të majit.

Birol theksoi se blerësit aziatikë janë të paaftë për të siguruar LNG nga Lindja e Mesme dhe po drejtohen drejt tregjeve spot ku Evropa zakonisht furnizohet me gaz, duke rritur konkurrencën dhe çmimet.

“Meqenëse çmimet evropiane të energjisë elektrike bazohen në koston marxhinale të gazit natyror, çmimet e energjisë elektrike do të rriten”, deklaroi ai.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.