Kronika
Arrestohet për vjedhje energjie Bujar Brovina, ish-drejtori i Qytetit Studenti
Ish-drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina është vënë në pranga paraditen e sotme me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Gjatë seancës së sotme në kuvendin e Shqipërisë, ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi se ish-drejtori i QS kishte tri lidhje të paligjshme në vilën e tij trekatëshe nga ku vidhte energji prej vitesh. Sipas Gjiknurit, Brovina është një eksponent pranë Partisë Demokratike i cili per shume vite me radhe ka drejtuar Qytetin Studenti nen mbrojtjen e PD.