☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Artan Minarolli dorëhiqet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së

MINAROLLI1Artan Minarolli është dorëhequr nga posti i anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Në mbledhjen e sotme të komisionit të Medias, nënkryetari i tij, Alfred Peza i njohu deputetët me dorëheqjen e z. Minarolli, e cila tha ai, bëhet për arsye personale.
Ndonëse anëtarëve të këtij bordi, përfshi dhe z.Minarolli, i ka mbaruar mandati që para dy vitesh, zgjedhja e Këshillit të ri ende nuk po gjen konsensus mes palëve në parlament. Kjo situatë vijon të mbetet e tillë dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar, kur opozita e djathtë vazhdon të bojkotojë veprimtarinë e Kuvendit.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme komisioni miratoi dhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Erasmus+”, për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.
Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku duke prezantuar marrëveshjen tha se ‘Erasmus+’ është programi më i ri arsimor i BE-së, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës. Ky program do të mbështetet financiarisht në një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020.
Programi ofron mundësi për studentë dhe personel akademik e administrativ, që të studiojnë për një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.