☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -4.38% ETH $2,189 ▼ -5.88% XRP $1.4631 ▼ -4.02% SOL $90.2700 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Arvizu takon kreun e DPPPP: E nevojshme rritja e kapaciteteve njerëzore

Gazheli-me-Arvizu Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) Genti Gazheli zhvilloi të enjten një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander A. Arvizu.
Në fillim të këtij takimi z. Gazheli prezantoi në mënyrë të përmbledhur punën e bërë nga kjo drejtori që prej krijimit të saj, funksionet si një Njësi e Inteligjencës Financiare e tipit administrativ, rolin që ajo luan në mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit që lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit në agjencitë kompetente në vend, bllokimin dhe më pas sekuestrimin e fondeve të dyshuara si të prejardhura nga akte kriminal, bashkëpunimin ndërkombëtar më njësitë partnere, aktivitetin në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore në drejtim të përputhshmërisë së subjekteve raportuese.

IMG_9090

Në takim u diskutua gjithashtu mbi bashkëpunimin e deritanishëm të kësaj drejtorie me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Shteteve të Bashkuara (FINCEN), mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e SHBA ka ofruar në kuadrin e OPDAT dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e masave kundër financimit të terrorizmit, bashkëpunimi ndërinstitucional në kontekstin e funksionimit të Njësive të Përbashkëta Hetimore pranë prokurorive të rretheve gjyqësore në disa rajone të vëndit tonë si dhe roli në rritje i njësisë në shkëmbimin efektiv të informacionit përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me financimin e terrorizmit në nivel ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi të dy palët e vunë theksin në nevojën e rritjes së kapaciteteve njerëzore të DPPPP dhe rolin që Ambasada e SHBA mund të luajë në këtë kontekst me qëllim intensifikimin e mëtejshëm të aftësisë së saj parandaluese dhe mbështetjes që ajo ofron për Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.