☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,730 ▼ -0.36% ETH $2,035 ▼ -0.9% XRP $1.2976 ▼ -1.47% SOL $79.5800 ▼ -0.88%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Asambleja, Lakrori prezanton lëvizjen për demokraci në PS, mbështetet nga Mejdani, Blushi e Hafizi

ccGjatë mbledhjes së Asamblesë të Partisë Socialiste e të zhvilluar dje e cila zgjati rreth 6 ore, Maqo Lakrori ka njoftuar krijimin e Lëvizjes për Demokraci në PS. Përveç tij, deri tani pjesë e kësaj lëvizjeje janë edhe 7 anëtarë të tjerë të Asamblesë: Rexhep Mejdani, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Suzana Akrama, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Namik Kopliku. Në platformën e kësaj lëvizjeje shpjegohet se “Sot demokracia e brendshme në PS është thellësisht e dëmtuar dhe rrjedhimisht po deformohet  çdo ditë vetë natyra e partisë”. Mungesa e demokracisë së brendshme në PS – thekson platforma – po dëmton çdo ditë edhe qeverisjen e vendit në emër të socialistëve shqiptarë, të elektoratit të majtë dhe progresistëve në përgjithësi. Përveç largimit nga PS të të inkriminuarve dhe oligarkëve, kjo Lëvizje kërkon të njëjtën gjë edhe për ata që nuk respektojnë vendimmarrjen kolegjiale.

Maqo Lakrori, i diplomuar në Freancë për shkenca ekzakte është nga antarët themelues të Partisë Socialiste dhe një hartuesit dhe njohësit më të mirë të Statutit të Partisë. Gjatë ketyre viteve ai ka qënë pjesë e strukturave të larta të kësaj partie dhe e ekzekutivit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.