Kronika
Asfiksohen 4 nxënëse në një shkollë, dyshime për hashash
Katër nxënës të një klase në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë Krujë janë asfiksuar nga tymi. Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku janë vënë nën kujdesin e mjekëve.
Nxënëset kanë treguar se tymi i ka asfiksuar kur kanë hyrë brenda në klasë.
“Nuk ka qenë tym duhani. Kur u futëm në klasë filluan të na merren mendët dhe të vjellim”, kanë thënë nxënëset.
Në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet.