☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,073 ▲ +0% ETH $2,266 ▲ +0.42% XRP $1.2546 ▲ +0.42% SOL $92.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë

Aleanca për Shqiptarët njofton se situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë.

“Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë reagimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe punës së pandërprerë të shtabeve të krizës qendror dhe lokal, komunave të tjera, stafit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve.Aleanca për Shqiptarët i jep mbështetje të plotë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në menaxhimin e situatës me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve”, thonë nga ASH.

“Situata e rëndë që kaloi Gostivari nuk duhet të shfrytëzohet për poena politikë. Mbi gjithë atë që ndodhi në qytet dhe shqetësimin e qytetarëve nuk ndërtohet as kauzë, as rejting dhe as fushatë partiake.

Është e lehtë të kritikosh nga larg, por qytetarët e mbajnë mend mirë se kush ishte pranë tyre në ditët më të vështira dhe kush nuk solli as edhe një shishe ujë, duke u mjaftuar vetëm me akuza dhe deklarata publike.

Çdo lëshim duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi të përcaktohet nga institucionet kompetente. Por situata delikate në Gostivar nuk duhet të përdoret për tensione, viktimizim apo përfitime partiake”, shtojnë nga ASH./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.