🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,026 ▼ -0.17% ETH $2,246 ▲ +0.13% XRP $1.1721 ▼ -2.09% SOL $90.0600 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nota mesatare e maturës shtetërore në RMV për këtë vit është 3.66

Dy muaj pas mbajtjes së provimit të parë ekstern, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet përfundimtare të sesionit të maturës së qershorit, pas shqyrtimit të ankesave.

Mesatarja e përgjithshme nga të tre llojet e maturës është 3.66. Te matura shtetërore mesatarja është 3.62, te matura shtetërore profesionale 3.91, ndërsa te matura shtetërore artistike 3.59.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se është e kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se rezultati është pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren e vitit të kaluar prej 3.69, dhe më i mirë krahasuar me vitin 2024, kur mesatarja ishte 3.26.

“Vlerësoj se këto janë rezultate objektive për shkak të përgatitjes së të gjithë të përfshirëve në organizimin e maturës”, tha Janevska.

Për provimet eksterne në sesionin e qershorit ishin paraqitur 14.587 nxënës që kanë përfunduar arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026. Prej tyre, 12.184 kanë dhënë maturën shtetërore, 2.276 maturën shtetërore profesionale, ndërsa 127 nxënës maturën shtetërore artistike.

Në provime nuk janë paraqitur 348 nxënës të regjistruar, që paraqet 2,39 për qind të numrit të përgjithshëm.Këtë vit, për herë të parë maturantët dhanë tre lloje provimesh të maturës – maturë shtetërore, maturë shtetërore profesionale dhe maturë shtetërore artistike.

Interesi më i madh ka qenë për provimin e gjuhës angleze, të cilin e kanë zgjedhur 13.208 nxënës. Në varësi të llojit të maturës, nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin edhe lëndë të tjera, si matematikë, gjuhë frënge, gjermane, ruse dhe italiane, si dhe histori në maturën artistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.