🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas bilancit të publikuar nga policia, gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 12 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 6 drejtues të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese të zhvilluara në rrugët urbane dhe lokale, janë vendosur gjithsej 1 313 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, janë vendosur:

921 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;

19 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;

2 masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit;

20 masa për parakalim të gabuar;

10 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

341 masa administrative për shkelje të tjera që përbëjnë burim aksidentesh.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe 6 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se zbatimi i tyre është thelbësor për rritjen e sigurisë në rrugë, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.