Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.12 ▲1.07%
ARI 4,389 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,962 ▼ -1.51% ETH $1,873 ▼ -1.36% XRP $1.0047 ▼ -0.96% SOL $75.5100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.12 ▲1.07 % ARI 4,389 ▼0.71 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.12 ▲1.07 % ARI 4,389 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Arte

Profesion unik në AQSHF, kimistja që ruan filmat në 35 mm

Pas çdo filmi të ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit fshihet edhe puna e një profesioni sa i veçantë, aq edhe i rrallë në Shqipëri.

Prej dy dekadash, Hermelinda Troqe, inxhiniere kimiste dhe specialiste e shiritit 35 mm, kujdeset për ruajtjen e fondit filmik kombëtar, duke ndërthurur njohuritë shkencore me misionin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ky profesion është një shembull i rrallë i ndërthurjes së shkencës me kulturën, ku kimia nuk shërben vetëm laboratorit, por edhe ruajtjes së kujtesës filmike të Shqipërisë për brezat që do të vijnë.

Puna e saj zhvillohet mbi shiritat analogë 35 mm, materiale me një strukturë komplekse kimike të përbërë nga polimere, bazë acetati ose poliestri, si dhe emulsione argjendi e pigmentesh. Për të garantuar jetëgjatësinë e tyre, nevojiten njohuri të specializuara në kimi dhe konservim.

Çdo ditë, Hermelinda Troqe inspekton gjendjen fiziko-kimike të shiritave, duke monitoruar proceset e degradimit, si sindroma e uthullës apo kristalizimi i emulsionit, si edhe kontrollon nivelin e aciditetit, lagështisë dhe faktorë të tjerë që mund të dëmtojnë materialin filmik.

Një pjesë thelbësore e punës së saj është ruajtja e kushteve optimale të arkivimit. Temperatura, lagështia relative dhe ajrosja e ambienteve kontrollohen sipas standardeve shkencore, për të ngadalësuar plakjen kimike të shiritave dhe për të siguruar ruajtjen e tyre afatgjatë.

Përveç monitorimit, ajo kryen edhe pastrimin dhe konservimin e shiritave 35 mm përmes proceseve manuale dhe trajtimeve të specializuara, duke i përgatitur për digjitalizim dhe skanim me cilësi të lartë. Paralelisht, kujdeset edhe për mirëmbajtjen e pajisjeve, vlerësimin e materialeve të ambalazhimit arkivues dhe infrastrukturës mbrojtëse, për të garantuar sigurinë maksimale të fondit filmik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.