☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Basha: Po vazhdojnë kontrollet ndaj automjeteve të mbingarkuara

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon kontrollet ndaj automjeteve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili tha se mbingarkesa e automjeteve paraqet rrezik për sigurinë në komunikacion dhe dëmton infrastrukturën rrugore.

“Respektimi i kufijve të lejuar të peshës është thelbësor për sigurinë në komunikacion dhe për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore”, ka shkruar Basha në Facebook.

Sipas tij, automjetet e mbingarkuara rrisin rrezikun për aksidente, ndërsa dëmtimi i rrugëve përkeqësohet sidomos gjatë periudhave me temperatura të larta.

“Mbingarkesa e automjeteve rrit rrezikun e aksidenteve, dëmton rrugët dhe, sidomos gjatë temperaturave të larta, përshpejton dëmtimin e asfaltit”, ka deklaruar ai.

Basha ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e kontrolleve, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e monitorimit në terren.

“Do të vazhdojmë monitorimin në terren me të gjitha kapacitetet që kemi, për të mbrojtur infrastrukturën dhe për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka shkruar ministri në detyrë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.