Maqedonia

Ashpërsohen sulmet e VMRO-­DPMNE ndaj Gjuhës Shqipe dhe Zaevit

Nga frika se do të dërgohet në opozitë, partia e Nikola Gruevskit vazhdon që të ashpërsojë fjalorin ndaj kreut të LSDM-­së, por edhe kundërshtimet ndaj zyrtarizimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

VMRO­D-PMNE e sulmoi partinë e Zoran Zaevit, ditën e sotme përmes një njoftimi për shtyp, me pretendimin se ajo ka për synim që të fusë në Maqedoni dy­gjuhësinë e plotë, pra edhe Gjuhën Shqipe krahas asaj maqedonase.

Kjo parti e quajti Zaevin, kryeministrin në pritje, ‘kriminel i falur’ faji dhe thotë se, maqedonasit nuk votuan në zgjedhjet e dhjetorit për dy­gjuhësi, siç sipas tyre ka në plan të bëjë LSDM.

“Krimineli i aboluar Zoran Zaev është vetëm një person nën shantazh, i cili është i frikësuar nga burgu për të gjitha krimet që ka kryer, është i gatshëm që të pranojë gjithçka dhe të realizojë të gjitha kërkesat të cilat janë në kundërshtim me interesat më të larta nacionale dhe shtetërore”, thuhet në deklaratën e sotshme të VMRO-­DPMNE-­së.

“Shumica e qytetarëve nuk votuan as për platformën e Tiranës, as për dygjuhësi, as për debate për himnin, as stemën ose flamurin. Qytetarët nuk votuan as për para të reja as për uniforma të reja. Platforma e Tiranës ishte e imponuar më pas që të manipulohet me vullnetin e shumicës”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë pse Zoran Zaev, në fillim të muajit, kur prezantoi propozim­-programin e LSDM­-së për qeverinë e tij në pritje, sqaroi se ai është kundër platformës shqiptare, të paktën kundër pjesëve për të cilat flet në njoftimin e sotëm VMRO-­DPMNE.

Zaevi është shprehur më herët se ai është kundër zyrtarizimit të plotë të Gjuhës Shqipe.

Madje ai kërkesat e partive shqiptare për të miratuar një ligj i cili do të bënte Gjuhën Shqipe të përdorshme edhe në valutën Denar dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë, i quajti edhe ‘kundërkushtetuese”.

Kujtojmë ndërakq, se VMRO­-DPMNE vite më parë në një ligj të dakorduar me BDI-­në mundësuan edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, pora tani duket se janë penduar pse e kanë bërë këtë.

VMRO-­DPMNE kërkon që procesi i stërzgjatur plot 16 vite i zyrtarizimit të Shqipes të ndalet krejtësisht, dhe po bën fushatë të ashpër kundër Gjuhës Shqipe dhe ndaj Zaevit, i cili ka vendosur që të krijojë qeveri koalicioni me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button