☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.81 ▲0.57%
ARI 4,853 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,920 ▲ +0.8% ETH $2,354 ▲ +0.91% XRP $1.4034 ▲ +3.28% SOL $85.2300 ▲ +1.99%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.81 ▲0.57 % ARI 4,853 ▲0.61 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.81 ▲0.57 % ARI 4,853 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Bota

Ashpërsohet toni mes Indisë dhe Pakistanit

Pas sulmit në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga InIndiadia prej të cilit gjetën vdekjen 26 vetë, në Indi po shtohet zemërimikundër sulmuesve dhe kundër Pakistanit. Kudo po zhvillohen protesta pak a shumë spontane.

Gjithashtu njoftohet se Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, ka takuar ministrat e Brendshëm të shteteve federale. për të diskutuar për identifikimin e shtetasve pakistanezë që më pas të zbatohet dëbimi i tyre.

Indi Srinagar 2025 | Një burrë me armë
Pas sulmit në Kashmir nga India njoftohet edhe për akte hakmarrjeje kundër shtëpive dhe familjeve të personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në atentat Fotografi: Saqib Majeed/SOPA Images/ZUMAPRESS.com/picture alliance

Të dyja vendet urdhëruan pas atentatit dëbimin e nënshtetasve të vendit tjetër nga territori i tyre. Po ashtu Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë njoftoi lëshimi i vizave për shtetasit pakistanezë është pezulluar me efekt të menjëhershëm. Gjithashtu të gjithë nënshtetasve pakistanezë u është kërkuar të largohen nga India deri më 27 prill.

Pezullimi i Traktatit për Ujin

Sidomos njoftimi i Indisë se do të pezullojë Traktatin për Ujin e Indusit shkaktoi reagime të forta nga pala pakistaneze. Pakistanie kundërshton me forcë njoftimin e Indisë për të pezulluar Traktatin për Ujërat, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Shafqat Ali Khan. “Ky traktat i ndërmjetësuar nga Banka Botërore përbën një marrëveshje ndërkombëtare me fuqi detyruese dhe nuk parashikon pezullim të njëanshëm.”

Indi Srinagar 2025 | Protestë e lundërtarëve të Kashmirit kundër sulmit ndaj turistëve në Pahalgam
Protestë e lundërtarëve të Kashmirit kundër sulmit ndaj turistëve në Pahalgam, 24 prill 2025Fotografi: Saqib Majeed/SOPA Images/ZUMAPRESS.com/picture alliance

Uji ka rëndësi jetike kombëtare për Pakistanin – “ai është damar shpëtimi për 240 milionë banorët e tij, dhe uji furnizimi me ujë duhet të sigurohet me çdo kusht”. Çdo përpjekje për të ndaluar ose devijuar rrjedhën e ujit drejt territorit të Pakistanit sikurse parashikohet në Traktatin e Ujit të Indusit do të konsiderohet si një “veprim lufte”, shtoi zëdhënësi. Kësaj do t’i përgjigjemi “me gjithë fuqinë dhe me të gjitha mjetet tona”.

Pakistani mbyll hapësirën ajrore për kompanitë ajrore indiane

Në përgjigje të masave të ndërmarra  më parë nga India, Pakistani njoftoi gjithashtu se do të mbyllë hapësirën ajrore për kompanitë ajrore indiane si dhe do të dëbojë nga vendi diplomatët indianë.

Pakistani gjithashtu mbylli pikën kryesore kufitare me Indinë. Qeveria në Islamabad pezulloi edhe marrëveshjen e Simlës, traktati më i rëndësishëm i paqes midis dy fqinjëve, i cili përcakton edhe vijën kufitare në rajonin e Kashmirit.

India e konsideron Pakistanin bashkëpërgjegjës për sulmin

Persona të armatosur sulmuan të martën (22.04) një grup turistësh në një livadh malor në një zonë të njohur pushimesh pranë qytetit Pahalgam, dhe vranë 25 turistë indianë dhe një nga Nepali. si dhe plagosën të paktën 17 të tjerë.

Qeveria indiane e konsideron sulmin ndaj turistëve si akt terrorizmi dhe e konsideron Pakistanin fqinjë si bashkëpërgjegjës për sulmin. Qeveria në Nju-Delhi e akuzoi Pakistanin se mbështet terrorizmin. Kurse Pakistani e mohon çdo lloj përfshirjeje në sulm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.