☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,152 ▼ -0.32% ETH $2,425 ▲ +1.18% XRP $1.4964 ▲ +5.8% SOL $93.7900 ▲ +2.96%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Trialog, deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipëria dhe Greqia vazhdojnë të kenë disa çështje të hapura, ku përmendi edhe çështjen e detit si një nga problemet kryesore.

Sipas tij, një faktor që mund të ndikojë ose kushtëzojë politikat mes dy vendeve është prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Vangjeli tha se në kulmin e emigracionit shqiptar në Greqi kanë jetuar rreth 800 mijë deri në 1 milion shqiptarë.

Analisti theksoi gjithashtu se një pjesë e emigrantëve kanë marrë pasaporta greke dhe nuk regjistrohen më si të huaj, ndërsa aktualisht rreth 300 mijë shqiptarë rezultojnë me leje të përhershme qëndrimi në Greqi. Sipas vlerësimeve që ai përmendi, numri real i shqiptarëve në Greqi mund të variojë nga 500 mijë deri në 700 mijë persona.

“Kemi shumë probleme me njëri tjetrin, çështja e detit është njëra prej tyre dhe për të dal në një gjë që është ulëritëse. Ne në Greqi në kulmin e emigracionit tonë kemi pasur 800-1 milion shqiptar dhe kjo ka qenë shifra zyrtare. Një pjesë e madhe e tyre mbas krizës të 2008-2009-s u larguan në Gjermani, Angli, në vendet skandinave, në Shtetet e Bashkuara. Një pjesë e madhe e tyre kanë marrë pasaporta greke dhe nuk regjistrojnë më si të huaj.

Rreth 300 mijë sot janë me leje të përhershme qëndrimi dhe shifrat më realiste variojnë nga 500 deri në 700 mijë shqiptarë. Sot ne nuk kemi një numër të saktë të shqiptarëve. Nuk kemi një, numërator”, u shpreh Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.