Asnjë deputet i opozitës s’lejohet të futet/ Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.
“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.